Vetëvendosje përmes Rexhep Selimit kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët

13.09.2019 16:52:35

Diskurs të ashpër me prokurorët e Kosovës ka përdorur kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Për informatat.com, Selimi në një far forme ka kërcënuar prokurorët, duke thënë se nëse VV vjen në pushtet, nuk do të jenë aleatë me ta, shkruan lajmi.net.

Selimi thotë se sipas tij në ditët e parë të VV-së në pushtet, do të nisë ajo që ai e quan çkapja e shtetit.

Kandidati për deputet shkon edhe më tej duke thënë se prokurorët do të përgjigjen para drejtësisë me ardhjen e VV-së në pushtet.

Thotë se ata janë të kapur nga Qeveritë e deritashme.