Shqipëri/ ‘Vettingu’, shkarkohet nga detyra gjyqtari Fatos Lulo

23.03.2018 13:54:31

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo.

KPK theksoi se burimi i pasurisë së tij është i paligjshëm dhe Lulo nuk justifikon dot pasurinë e tij. Ai ka të drejtë në ankimojë vendimin brenda 30 ditëve.

Dy ditë më parë, Lulo ishte thirrur në seancë dëgjimore të Vetting-ut, por nuk u paraqit para trupës gjyqësore të KPK-së, ndërsa kishte dërguar si mbrojtës avokatin e tij.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka konkluduar se Fatos Lulo ka kryer deklarim të rremë, për sa kohë nuk dihet burimi i pronave.

Për këtë u numëruan në seancë si pasuri të gjyqtarit kushtetues shuma prej 100 mijë dollarësh që iu dhurua nga e motra Drita Lulo dhe kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë. Një zyrë e dhurua sërish nga e motra dhe shtëpia e Fatos Lulos në Tiranë.