Video-skandal e Trump kundër grave, kandidati: Gabova, kërkoj falje

08.10.2016 10:23:01

“Është një gjë e tmerrshme. Nuk mund të lejohet që ky njeri të bëhet president”. Kështu është shprehur Hillary Clinton në “Twitter”, duke komentuar videon e publikuar nga “Washington Post”, ku Donald Trump shpreh fraza seksiste ndaj grave. Manjati flet në terma deri dhe vulgarë. “Ishte një bisedë mes meshkujve”, – mbrohet ai. Por krerët republikanë kanë mbajtur qëndrim ndaj këtij skandali dhe orët e fundit spikat hipoteza e një zëvendësimin për kandisim për Shtëpinë e Bardhë me Mike Pence.

Videoja është filmuar në vitin 2005, pak muaj pas martesës me gruan e tretë, Melania. Trump ishte duke folur me gazetarin Billy Bush të emisionit televiziv “Access Hollywood”, në një bisedë private, në prani të vetëm disa pak personave, në një autobus që po e çonte atë në emisionin televiziv. Trump ndërkohë kishte mikrofonin në trup.

Në regjistrim ai thotë: “Gratë e bukura më tërheqin menjëherë, si me magnet dhe filloj t’i puth. Nuk më pritet, i puth menjëherë”. Dhe më tej vazhdon: “Kur je i famshëm, ato të lënë të bësh ç’të duash”.

Trump vazhdon me komente të tjera vulgare se si u kërkon favore seksuale grave, duke folur në mënyrë shumë të hapur.

“U përpoqa… ishte e martuar. U përpoqa shumë. E nxora të shikonim një dyqan makinash. I thashë ‘të tregoj unë se ku janë më të bukurat’”, – ka thënë republikani, i cili përfundon: “E provova edhe me një prostitutë, por nuk ia dola”.