Vietnam, zjarr në një lokal, 13 të vdekur

02.11.2016 11:18:24

13 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të një zjarri që përfshiu një sallë karaokesh në Vietnam. Raportohet se zjarri shpërtheu në barin 8-katësh në lagjen Cau Giay të qytezës Hanoi të martën pasdite.

Zjarrfikësve iu desh 5 orë për të shuar flakët, ndërsa 2 policë mbetën të plagosur gjatë operacionit të shpëtimit.

Zjarri u përhap në tre ndërtesa fqinje, si dhe dogji një makinë dhe motorë jashtë në rrugë. Kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar policinë për të hetuar shkakun e zjarrit.