Vijat e kuqe dhe vijat e zeza/ luaje macë kryet e bullit

07.07.2018 11:04:06

Nga: Binak Maxharraj

Këto ditë në Kosovë janë në përdorim dofarë vijash, te kuqe te zeza, etj.te cilat secili i përdorë dhe i venë sipas dëshirës së vete aty ku ka nevojë. I pari shpërthej me vijat e kuqe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi,i cili disa hërë theksoi së ne bisedat me Sërbinë Kosova nuk ka vija te kuqe, së me Sërbinë do te bisedoi pa vija të kuqe, sepse Hashim Thaqin po e pengojkan bile edhe po ja merrkan syt këto vija e kuqe dhe ika ne qeifë me shumë do vija te zeza qe i vene dhe si shehë askush.Nuk do te këtë vija të kuqe me Serbinë,anipse Serbia që 19 vit është bash ajo qe po tenton ta vejë vijën e kuq mu te ura e Mitrovicës,bash aty ku Oliver Ivanoviq i pari i vure “rojet e urës”.Qe nga anetherë e deri me sot Serbia e shantazhon Kosovën në çdo menyrë,luan me serbet e veriut siç donë vetë.Serbia qe 19 e ka në dorë Veriun,banë çka te dojë me te,pa ia prishë kushe terezin nga Jugu.

Rasti me i ri është shantazhi i Beogradit me pjësemarrisit serb ne FSK,te cilët po e lëshojnë një nga nje këte Forcë te Kosovë.Të gjitha këto shantazhe Beogradi po i banë për te venë vija te kuqe,te cilat Hashim Thaçit po i dukën te zeza,sepse nuk po i shehë,nuk po reagaon,ose nuk po don te reagoj.Nuk reagon se ky njeri është i kapur,i zapuem i shantazhuar nga Serbia,qe do te thotë se Serbia e ka në dorë dhe nuk e lenë te levizë e aq më pak te vejë vija te kuqe ndaj Serbisë,sepse e dinë vetë se çka e gjenë ,kur një ditë Serbia ti hapë dosjet.

Nuk e di a përhajgare apo për njëmendë dje Presidentit Hashim Thaqit ia”prishi qetësinë”,Kryeministri Ramush Harajdinaj,duke ia ba me dije se vijat e kuqe ne dialogun me Serbin janë të shkrueme në Kushtetuten e Kosovës,i cili tha së kushdo qe i shkelë këto vija te kuq te parapare me Kushtetutë do te shkarkohet,qoftë ai edhe Presidenti Hashim Thaqi.Bile ia përmedni edhe dy Presidentet e Kosovës te cilët u shkarkuan për shkelje te Kushtetuese.

Unë nuk e di së a e ka thanë këtë Kryeministri Hrajdinaj përnjemendë apo për hajgare,por mendoj së këtë e ka thanë për konsumi mediatik,sepse në këto 19 vuite te pasluftës,kush është qu me i pari e ka shkelë Kushtetutn duke filluar nga Presidenti e te poshtë,janë ba ankesa ne Kushtetuese e kurgja kërkuaj,janë falë 8200 hektar tokë e asgje kërkuaj,janë rritë pagat ne krye ne vedi e asgje kërkuaj,qe ishin te gjitha antikushtetuese.Por,dihet se kur është fjala për Presidentin qe ju”kërcnue”sot Kryeministri nese i shkelë vijat e kuqe se di a do te bejë ,sepse Kryeministri e dinë tutën hak.

Shqip kësaj i thonë luaje macë kryet e bullit?!