Viktima e djegur në makinën në Fushë Krujë dyshohet se është nga Vushtrria?

05.05.2018 16:54:22
Sot është gjetur një makinë e djegur në afërsi të Borizanës, në Fushë Krujë, brenda veturës dyshohet edhe për një viktimë.

Burimet e lajmi.net thotë se bëhet fjalë për një person nga Vushtrria, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij gjatë muajit prill.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti i djegur është i llojit Volksëagen turan.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me policinë e Kosovës, por nuk kanë qenë të qasshëm.

Së shpejti iu sjellim detaje të reja…