Vlorë, treni i udhëtarëve përfshihet nga flakët në stacion

06.09.2016 21:03:24

Përfshihen nga flakët vagonët që përdoreshin për transport udhëtarësh, në stacionin e trenit në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa njëri nga vagonët është përfshirë nga zjarri, që ka nisur në ambientet e brendshme e ka zgjjtur disa minuta. Këto janë pamjet e filmuara nga një dëshmitar në vendngjarje.

Një mjet zjarrfikës ka mbërritur pas disa minutash duke neutralizuar zjarrin. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi në zonën e stacionit të trenit qëndrojnë vazhdimisht endacakë.

Mësohet se vagonët e përfshirë sot në flakë janë funksional e shërbejnë për transportin e udhëtarëve.