Fillon aplikimi për njohjen e stazhit të punës për punonjësit e arsimit në periudhën 1989-1999

26.01.2017 13:05:40

Sot së bashku me Zëvendëskryeministrin z. Kujtim Shala, në koordinim të plotë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, takuam përfaqësuesit e SBASHK-ut, në krye me kryetarin Rrahman Jasharaj.


Gjatë takimit, arritëm pajtimin për fillimin e aplikimit për njohjen e stazhit të punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 për të gjithë punonjësit e arsimit, të cilët kanë punuar në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës në atë periudhë.

Puna e punonjësve të arsimit në atë kohë paraqet një periudhë historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit.