Vrau gruan e kunatën pas sherrit në gjendje të dehur

03.01.2019 13:42:55

Vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 2 janarit ka tronditur banorët e pallatit ku jeton familja Musta, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. Fqinjët thonë se çifti nuk ka pasur mosmarrëveshje dhe gjithçka ka ndodhur nga një konflikt i çastit.
Sipas banorëve, në çastin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, dy fëmijët e mitur kanë qenë në shtëpi. Babai i tyre Gazmend Musta qëlloi me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shkak është bërë një konflik mes çiftit pas një dreke familjare. Gentjana Çaushaj i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar. Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili me pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç. Gazmend Musta është ndaluar nga uniformat blu pak minuta pas vrasjes së dyfishtë.