Vriten 3 liderë të ISIS-it, 2 morën pjesë në sulmet e Parisit

13.12.2016 17:43:59

Pentagoni ka njoftuar se në Raka janë vrarë tre liderë të ISIS-it “të përfshirë në atentate jashtë Sirisë”. Dy prej tyre kanë marrë pjesë në masakrën e Parisit nëntorin e shkuar.

Tre xhihadistët kanë vdekur në një sulm ajror në 4 dhjetor. Bëhet fjalë për Salah Gourmat dhe Sammy Djedou, të lidhur me Abu Mugammad al-Adnani, i vrarë në muajin gusht të këtij viti nga një bombardim ajror i forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.

I treti, Walid Haman, i cili rekrutonte luftëtarë të huaj, ishte i lidhur në një atentat të dështuar në Belgjikë.