Vriten tre persona afër një pishine në Angli

19.07.2016 10:21:31

Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri afër një pishine notimi në Lincolnshire në Angli, njofton policia.

Policia është thirrur në rrugën “Pinchbeck Road” në Spalding sot në mëngjes, afër pishinës së notimit “Castle”, njofton BBC, përcjell Fokusi.

Në mesin e të vrarëve është edhe i dyshuari i armatosur, tha policia e Lincolnshire, duke shtuar se policia nuk ka shtënë.