Vritet kreu i ISIS-it në Afganistan, nga forcat speciale amerikane dhe afgane (Foto)

07.05.2017 20:16:24

“Koka” e ISIS-it është vrarë në Afganistan pas një bastisjeje të kryer nga forcat speciale amerikane dhe ato afgane, ka deklaruar presidenti i Afganistanit.

Abdul Hasi besohet të jetë vrarë në kompleksin e tij në Nangarhar, i cili gjendet në lindje të shtetit, gjatë të mërkurës së kaluar kur një ekip i përbërë nga 50 forca speciale të SHBA-ve dhe 40 komando afgane e kishin bastisur kompleksin e tij.

Presidenti Ashraf Ghani e ka bërë zyrtare sot vdekjen e tij.

Në këtë fotografi shihet Hafiz Saeed Khan, lideri paraprak i Shtetit Islamik-Khorasan

Hasib ishte shpallur lider i Shtetit Islamik-Khorasan vitin e kaluar, kur lideri paraprak Hafiz Saeed Khan ishte vrarë nga një sulm me dron nga forcat e SHBA-ve.