Vuçiq: Integrimi evropian nuk do të prish marrëdhëniet me Rusinë

23.06.2017 14:27:36
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot në një takim me zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, se integrimi evropian është orientim strategjik i Serbisë, por kjo nuk mund dhe nuk do prishë marrëdhëniet e mira me Rusinë, që përfshin edhe mosfutjen e sanksioneve.

Ai falënderoi delegacionin rus me rastin e pjesëmarrjes në përurimin e tij  në një nivel kaq të lartë dhe si presidenti rus, Vladimir Putin i përcolli urimet e ti.