Vuçiq takoi priftin që paralajmëroi shpalljen e autonomisë së Veriut

04.08.2018 12:44:38
Prifti Sava Janjiq këtyre ditëve ka thënë se po zihet një skenar për ndarjen e Kosovës, duke inskenuar dhunë në Veri nga pala shqiptare dhe serbe. Janjiq, ka dhënë alarmin se po ka informata për një skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata, edhe ashtu e brishtë, në mënyrë që përshkallëzimi i saj të çonte ndarjen e Kosovës.

Ai kërkoi nga të gjitha palët, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar dhe KFOR-in, që ta eliminojnë një përfundim të këtillë, që do të ishte hap i madh prapa për Kosovën dhe rajonin.

Pas këtyre deklaratave në Serbi u mbajt mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare e në atë takimi ishte edhe priftit Janjiq .

Deklarata nga takimi ka dhënë vetë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur për media, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se në takim është analizuar situata politike dhe e sigurisë së qytetarëve dhe shqetësimi që marrëveshja për asociacionin nuk po zbatohet për 1 930 ditë.

Gjuriq thotë se Këshilli ka marr disa detyra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të cilat kanë të bjënë me sigurinë dhe çështjet e brendshme.

“Serbët nga Kosova do të ndjekin apelin dhe do të këshillojnë që ata të kenë marrë dje nga presidenti Vuçiq, ata nuk do të reagojnë ndaj provokimeve. Është turp i madh se sot Serbia në duhet të flasim për sigurinë e serbëve në Kosovë…”, ka thënë Gjuriq.

Takimi urgjent që kishte thirrur Vuçiq me Këshillin e Sigurisë Kombëtare serbe zgjati më shumë se dy orë.