Vulin ka thënë se qeveria e Haradinajt do të varet nga formimi i Asociacionit të komunave serbe

10.09.2017 21:01:41

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka folur këtë të diel në lidhje me mbështetjen e serbëve të Kosovës që janë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka mënyrë tjetër për serbët e Kosovës të qëndrojnë këtu, përveç se fatin e tyre ata ta marrin në duart e tyre, shkruan politika.rs, transmeton Klan Kosova.

“Pas së gjithave, është më së miri që serbët të jenë të varur nga shqiptarët dhe shqiptarët nga serbët. Mendoj se kështu shqiptarët do të varen më shumë në serbët sesa serbët në shqiptarët”, ka thënë Vulin.

Ai ka thënë se beson që nëse Ramush Haradinaj do t’i shmanget formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, do të jetë e vështirë të bëhet diçka më tej me një qeveri që varet nga serbët.

“Nëse ai dëshiron që të vazhdojë që punojë në spastrimin etnik në Kosovë e Metohi, do të jetë e vështirë ta bëjë këtë sepse qeveria e tij varet nga serbët. Serbët kanë marrë fatin e tyre në duart e veta, i uroj ata për kurajën sepse e di se është e vështirë”, ka thënë Vulin.

Vulin më tej se serbët në Kosovë për çdo çështje vendosin vetë.

“Në rastin tjetër, kur partitë politike të shqiptarëve mund të bashkoheshin dhe se serbët të qëndronin diku në qoshe nuk do ta rregullonin fatin e vetë. Zgjedhja është e lehtë për mua dhe nuk është e lehtë, sepse zgjedhja u takon serbëve në Kosovë e Metohi, ata kanë bërë zgjedhjet e tyre gjithmonë e të cilat janë mbështetur nga Qeveria e Republikës së Serbisë”, ka pohuar ai.