Xhemajlaj: Kam pritur rezultat më të mirë, por do rikandidoj përsëri

18.12.2016 21:37:33

Xhemajlaj tha se do të rikandidon përsëri për kryetar të Drenasit.

Kandidati Isa Xhemajlaj, tha se realisht ka pritur një rezultat shumë më të mirë, por duhet pasur parasysh që ka pasur ndikime nga jashtë.

Ai falënderoj të gjithë qytetarët për gjithë përkrahjen që i kanë dhënë gjatë fushatës.