Yryshet e deputetit Pal Lekajt !

Pal Lekaj, mos u bâ n teveqel ! Mlidhi met e afroi mashkujt!

Këto ditë u fol e u shkrua aq shumë, sa veq fulqitë që nuk i thyen “politikanët” e “deputetët” e parlamentit të Kosovës.

Më shumë zhurmë bënë ata të AAK-së. Në lojë e futën edhe popullin e mjerë e fukara e diasporën bujare, me demostrata, protesta e besa edhe me kërcnime, herë Francën e herë Serbinë duke i kërcnua, jashtë e brena e duke u mundua të tregojnë sa më shumë heroizma, trimëri e “dashuri” që kanë për Ramush Haradinajn se kush dhe kur do ta rrxojmë murin në Mitrovicë, kush do ta ndal trenin … .

Kishte edhe aso trimash që rrihnin gjyks e i jepnin ultimatum Francës, që ta liroj Ramushin, brenda javës, përndryshe do të shkojnë në Beograd.

E Pastaj ?

– Do të bëhet kjameti !

Por kësaj radhe më bëri përshtypje Pal Lekaj i cili paska thënë, nuk është me rëndësi ku, kryesore Ramushi e ka dëgjua se Pali qet pushkë për Ramushin, kur e ka sofrën plot me meze e me raki rrushi.

Pal, paske fol në një odë apo jo ? Ju në Dukagjin iu thoni, Soba e Burrave”, për mos me rrejt, ju më nuk rrini në KULLA se, por e paske thënë si burrat: “Durimit po i vjen fundit…!”

Vetëm ai do të mund ta ndalte turrin e Serbisë”!

A je n`veti Pal ?

Pal, a mendon me gjithë mend kështu ?

Pal Lekaj, mos u bâ teveqel !

Para teje, Pal,  në çdo tubim, ish kolegja jote, Donika Kada-Bujupi, deputetja e zhurmshme e AAK-së, fliste me zë të lartë e flakë pë goje qitke dhe askund s`e linte të fliste nëpër emisione televizive dhe ku i jipej rasti: Vetëm Ramushi kryeministër! Me Ramushin kryemisnistër! E parulla të tjera komuniste !

Kjo ma kujton Kim Il-sung-un, ish kryetarin e Koresë Veriore 1.*

Rezultat iskanja slikEdhe kjo s`ka asgjë të keqe. Edhe unë kërkoj lirimin e Ramushit por këtu në Kosovën tonë të vogël, të gjithë po na dalin apo po duan të bëhen si Kim Il-sung-u, duke filluar nga Adem Demaqi, Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e … Xhavit Haliti dhe Franca nuk po na dëgjon neve. Ty, më së pakut të dëgjon Franca o Pal-o!

As Sërbia nuk nin për ty hiq, e as për Ramushin, Hashimin e … Veselin.

Mjaft keni fol e më shumë keni rrejt !

Pal, mos e ”mashtroni” Ramushin!

Lerëni të qetë! Ai po pushon. Ka nevojë me pushua.

 

Toka rrotullohet e lumenjët ecin rrugës së vetë !

 

Një njohës i mirë i Lindjës së largët më ka pas thënë se kur vdiq Kim Il-sung-u, spikerja e televizionit korean këcente nga karriga duke qarë e qirrej në studion e lajmeve kryesore: ”Në vendin tonë lumenjët nuk lëvizin më! Edhe ata po mbajnë zi për liderin tonë !

A nuk është budallallëk të thuhën këto fjalë tash ?

Pal, a ta merr mendja se Ramushi mundët me e ndal TRENIN serb që të mos hyje në Mitrovicë ? (Treni serb hyn çdo ditë në Mitrovicë. Ndërsa udhtarë me kerre nuk paguajnë HARAQ)

Po MURIN, Pal Lekaj, a mundët me e rrënua Ramushi ?

Nuk është 1 Prilli, Pal Lekaj e as nuk po jetojmë në Korenë (Veriore), Kinën e Maos e as Kubën e Fidelit.

Po ta kujtoj: Fidel Kastro ka vdekur, në fund të nëntorit të vitit 2016-të. Edhe lumenjët në Korenë e Veriut ecën me të njëjtën tempo.

Si duket vetëm Ju të AAK-së, PDK-së dhe… Vetëvendosjeës nuk po mund të ndaheni nga ”Liderët” e juaj, Ramushi, Hashimi e … Albini.

Kinezët, Koreanët dhe Kubanezët u ndanë nga udhëheqësit e tyre, edhe pse jo krejt e jo si duhët.

Pal Lekaj, ditën e mirë! Mlidhi metë, se ti din me fol edhe ma zi! Sa për punë, me rëndësi është me fol e punët deri në kësmet.

Sinan Kastrati, Suedi,

Malmö, 2017-01.17

*1) Kim Il-sung, (Kim Seongju) ka lindur më 15 prill 1012 dhe ka vdekur më 8 korrik 1994 .