Zbulohet kontejneri me kokainë në Maltë, destinacion Shqipëria

15.04.2019 10:52:37

Mediat vendase raportojne se sekuestrimi i kokaines me vlere 10.3 milione euro eshte bere nga Departamenti i doganës, teksa policia zbuloi ne total 91.25 kg kokainë të fshehur brenda tre kontejnerëve në Freeport.

Sipas policise, droga u zbulua teksa po skanoheshin kontejneret. Pas dyshimeve te para, nisi aksioni me detaje dhe brenda tyre ishin maskuar pakot me kokaine.

 

Nga hetimi rezultoi se kontejneri i parë dhe i tretë kishin mbërritur në Maltë nga Amerika e Jugut dhe do të vazhdonin rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri. Ndërsa kontejneri i dytë, gjithashtu nga Amerika e Jugut, do të nisej drejt Selanikut të Greqisë.

Nga peshimi, doli se në kontejnerin e parë kishte 20 pako kokaine me peshe 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë euro, në të dytin ishin 40 paketime me peshë 48 kg në vlerë 5.4 milionë euro.