Zbulohet letra e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe / Mos më sillni emra injorantësh dhe të fortësh…!

11.08.2019 19:14:25

Kryeministri Rama ka kërkuar nga të gjitha drejtuesit politikë në qarqe emrat e atyre që do të jenë nënkryetarë të bashkive dhe administratorët që konsiderohen si staf politik.

Në shkresën e Ramës, ajo që bie në sy është urdhri për të qenë një grua numri dy i bashkisë, në rast se i zgjedhuri është kryetar.

Ndërkohë, për Ramën e rëndësishme është profili i administratorëve, që sipas tij duhet të jenë profil shërbëtori i komunitetit dhe jo profile të fotësh, injorantësh, batakccinj, apo feudalësh partiakë.

“Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti dhe më mirë të mërzitet partia, sesa komuniteti” – shkruan Rama në letrën për drejtuesit politikë të qarqeve.

“Mbajeni parasysh qe nuk kam per te pranuar kandidatura nga ato tipiket qe dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe per kete ju lutem” – shkruan Rama në letrën e tij.

Po ashtu një raport për drejtorët aktualë në bashkitë e djathta, formimi profesional, niveli i militantizmit, lidhjet nepotike dhe niveli i punës së tyre konkrete në bashki – duhet të merren në konsideratë, e shoqëruar me një listë propozimesh (minimumi dy për një vend) për zëvendësues eventualë, mundësisht të konsultuar paprakisht me deputetët. Madje, Rama shkruan se asnjë lëvizje nuk duhet të ketë deri ditë, që ata nuk kanë asnjë shkelje nga ato që janë përmdendur më sipër.

Rama, gjithashtu shkruan se secili drejtues qarku duhet të përgatisë edhe një raportim të përmbledhur të situatës, nevojave dhe problemeve kryesore. Por, Rama ka edhe një merak.

“Asnjë nga ata që kanë qenë kryetarë komunash përpara 2015 në bashkitë e djathta, mos ma sillni propozim për administrator! Janë të nderuar e të respektuar për kontributet e tyre, por mos harroni mesazhin e 30 qershorit, populli, pavarësisht kush ka votuar e kush jo, nuk e ka mbështetur rrugën që zgjodhëm për të majtën, po për të drejtën!

Kjo do të thotë ndër të tjera se jo vetëm s’duhet të japim shenja që lexohen si mbyllje brenda gardhit tonë, po duhet të bëjmë ccmos që shenjat që japim me vendimet tona, të kuptohen si vullnet hapjeje e gjithëpërfshirjeje – me njerëz të ditur, të edukuar, të respektuar, të cilët mund të mos kenë sjellë vota, sepse nuk kanë qenë të angazhuar direkt për shkak të mbylljes së partisë nder të tjera, por që mund të na sjellin shumë më tepër vota në 2021-shin, se sa të tjerë që duken sikur janë të vetmit po nuk janë – përfundojnë porositë e kryeministrit.