Zbulohet mikesha e djalit të kryeministrit Rama, që humbi jetën nën rrënojat e pallatit në Thumanë

27.11.2019 17:52:29

Pak më herët djali i kryeministrit Rama, Gregor Rama, duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve si pasojë e tërmetit që tronditi vendin, shkruan në “Instastory” se mes viktima është një e afërme e tij.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllain e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, shkruan djali i kryeministrit në Instastory.

Bëhet fjalë për Kristi Reçi, studenten e mjekësisë, e cila u identifikua si një prej viktimave të identifikuara të Tërmetit në Thumanë