Zbuloni 10 transferimet më të shtrenjta në merkaton e dimrit

01.02.2017 15:02:15

Kina ka treguar “muskujt financiarë” edhe në merkaton e janarit, në futboll. Superliga e këtij vendi të madh aziatik është bërë tashmë sfiduese e Premier League dhe Bundesliga në marrjen e lojtarëve më të shtrenjtë, duke lënë pas liga të tjera të njohura europiane, si Seria A, La Liga dhe Ligue 1. Në verë, shpenzimet e merkatos ishin më të mëdha në futbollin europian, kurse në janar spikat Kina.

Më poshtë janë 10 transferimet më të shtrenjta të merkatos së dimrit 2017:

1. Oscar (SIPG): 60 milionë euro

2. Draxler (PSG): 40 milionë euro

3. Gabriel Jesus (City): 32 milionë euro

4. Guedes (PSG): 30 milionë euro

5. Payet (Marseille): 29.3 milionë euro

6. Ighalo (Yatai): 23.3 milionë euro

7. Schneiderlin (Everton): 22.9 milionë euro

8. Zhang (HB CFFC): 20.44 milionë euro

9. Witsel (TJ Quanjian): 20 milionë euro

10. Pato (TJ Quanjian): 18 milionë euro. /telesport.al/