Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë për fluturimin e aeroplanëve: Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë  

28.03.2018 18:25:14

Zëdhënsi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë Kapiteni Jovan Krivokapic ka sqaruar fluturimet të cilat ndodhën sot mbi qiellin e Preshevës.

Ai ka thënë se fluturimet janë pjesë e stërvitjeve ushtarake që janë planifikuar në këtë zonë dhe që do vazhdojnë edhe nesër në Serbinë qendrore” ka thënë

“Aeroplanët janë duke fluturuar ashtu siq duhet ka thënë Krivokapic duke shtuar se nuk ka arsye për panikë në popullatën lokale “ka thnë Krivokapiq.

I pyetur nëse aeroplanët kanë fluturuar  mbi atë zonë nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk ka dhënë përgjigje por ka thënë se  “Presheva dhe Kosova janë pjesë e Serbisë”.

Në një deklaratë në rrejtët sociale kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka thënë se autoritetet lokale nuk ishin njoftuar për këtë stërvitje duke thënë se fluturimet kanë shqetësuar qytetarët. “Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës” ka shkruar Arifi.Fluturimet mbi Preshevë ndodhën sot në mesditë ndërsa u kryen vetëm dy ditë pasi në Kosovë pati tensione.