Zëdhënësi i Qeverisë i përgjigjet Hazirit për ‘listën e zezë’ të vizave amerikane

17.05.2020 16:29:37

ënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mbrëmë tha se Kabineti i Qeverisë Kurti ishte në listë të zezë sa iu përket vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E për këto deklarata të Hazirit ka reaguar zëdhënësi i Qqeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka shkruar në Facebook se deklaratat e Hazirit nuk qëndrojnë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri,

“Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, ka shkruar Kryeziu.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa u përket vizave nga SHBA.

“I gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime, dhe ministrat e kabinetit janë në listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë”, ka thënë Haziri mbrëmë në një intervistë për Reporterin.