Zeka përplasje me Mikollovcin: Mos përdorni gjuhën e fushatës

04.08.2017 11:14:54

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka pasi u vendos që të ndërpritet seanca dhe të ftohen shefat e grupeve paralamentare për konsultu për në ora 12:00  doli në foltoren e Kuvendit dhe i bëri thirrje  kryesuesit të seancës , Adem Mikollovcit të mos përdorin gjuhen e fushatës elektorale të VV-së.

Zeka i ka thënë Mikollovcit të mos e përdorin gjuhën e fushatës, pasi paraprakisht ai tha se PAN nuk i ka votat dhe se qeverinë do ta bëjë LDK dhe VV.

“Mos paragjykoni formimin e qeverisë, nuk ka kurrfarë marrëveshje. Bonu serioz kur e udhëheq seancën”, i tha Zeka  kryesuesit të  seancës.