Zelandë e Re, qeveria gati të ashpërsojë ligjin mbi armët

18.03.2019 10:58:41

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se një reformë e ligjit të shitjes së armëve do të shpallet brenda dhjetë ditëve. Megjithatë, disa qytetarë kanë hequr vullnetarisht armët e tyre gjysmë automatike. Një hetim gjithashtu do të fillojë në shërbimet e inteligjencës. Brenton Tarrant, autori supremacist australian i masakrës së Christchurch, mori jetën e 50 njerëzve dhe asnjëherë nuk kishte paraqitur rrezikshmëri tek autoritetet.

Sipas policisë, Tarrant ka vepruar vetëm, por mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Frika është se shërbimet e fshehta të Zelandës së Re ishin tepër të fokusuar në komunitetin musliman në zbulimin dhe parandalimin e rreziqeve të sigurisë.

John Hart@farmgeek

We don’t need these in our country.

We have make sure it’s
734 people are talking about this
Twitter Ads info and privacy

Disa persona iu drejtuan autoriteteve për të dorëzuar armët në posedim të tyre për t’i shkatërruar. John Hart, një fermer dhe anëtar i Partisë së Gjelbër të Wairarapa (një rajon i Zelandës së Re), shkroi në Twitter se ai nënshkroi formularin për të dorëzuar pushkën e tij. “Deri në ditët e sotme isha një nga neozelandezët, të cilët kishin në pronësi një pushkë gjysmë automatike, mund të jetë një mjet i dobishëm në disa rrethana, por kjo nuk e tejkalon rrezikun e keqpërdorimit”, tha ai.

Organizatorët e ekspozitës më të rëndësishme të armëve në Zelandën e Re, të planifikuar për në 23 mars, kanë vendosur të anulojnë manifestimin “për respekt” ndaj viktimave të sulmeve ndaj dy xhamive në Christchurch. Panairi Ushtarak Kumeu, i cili po zhvillohet afër Auckland prej pesë vjetësh, është anuluar gjithashtu për shkak të “rreziqeve të sigurisë së lartë”.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se Tarrant ka shkarkuar avokatin e tij dhe synon të mbrohet i vetëm në gjykatë: hipoteza po shtohet se 28-vjeçari ka ndërmend ta kthejë gjyqin në një mjet për propagandën suprematiste. Avokati Richard Peters deklaroi se Tarrant dukej “i kthjellët dhe jo mentalisht i paqëndrueshëm”, megjithëse ai ka besime ekstremiste.