Zëvendëskryeministri-gazetares: A e dinë të shtëpisë se je prostitutë? (Video)

29.10.2016 19:54:06

Nuk kanë të ndalur problemet për gazetarët në Maqedoni dhe gafet e zëvëndëskryeministrit të Maqedonisë për çështje ekonomike, Vlladimir Peshevski, i cili cak të sulmeve i ka gazetarët që e zënë ngusht në konferenca për shtyp.

Para një viti, zëvëndëskryeministri Peshevski e sulmoi fizikisht gazetarin Sasho Ivanovski-Politiko i cili deri tani është sulmuar edhe nga funksionarë tjerë dhe gazetarë të pushtetit.

Në konferencën për shtyp të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë për ngritjen historike të Maqedonisë në listën ”Doing Business”, Vlladimir Peshevski nuk ka duruar në pyetje e gazetares dhe pas mbarimit të pyetjeve dhe përgjigjeve, ai i është ofruar gazetares dhe e ka pyetur: A e dinë në shpi se je prostitutë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Maktel.

Të pranishmit në konferencën për shtyp mbeten të shokuar nga ofendimi i zëvendëskryeministrit Peshevski.