Zgjidhet kreu i ri degës së grupit Taleban në Afganistan

21.08.2016 16:19:43

Në Afganistan është zgjedhur kreu i ri një prej degëve të grupit Taleban. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i kësaj dege i cili thotë se këshilli 13 personash i grupit Taleban për shkak të zhdukjes së Mula Rasul liderit të tyre, atë e kanë zëvendësuar me Mula Abdul’rauf Aref.

Zëdhënësi Mula Abddul’rahman Niazi tha se Mula Abdul’rauf Aref në kohën kur Afganistani drejtohej nga grupi Taleban ka kryer detyrën e zv/ministrit të mbrojtjes dhe prefekt i provincës Khost. Pas vdekjes së Mula Omar kreu i grupit Taleban, ky grup u degëzua dhe dega e Afganistanit u drejtua nga Mula Rasul. Në vend të Mula Omar u zgjodh Mula Akhtar Muhamed Mansur i cili po ashtu u vra në një sulm ajror në Pakistan.