Zjarr në një depo, 16 të vdekur në Moskë (Video)

27.08.2016 10:58:33

Raportohet se 16 persona e kanë humbur jetën, pasi një depo u përfshi nga zjarri në verilindje të Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Emergjencës.

“Ndërsa zjarri po shuhej, stafi gjeti një dhomë. Punonjësit e zjarrfikëses rrëzuan murin dhe gjetën aty 16 trupa”, njoftohet nga Ministria.

Raportohet se 12 persona janë shpëtuar nga zjarri. Sipas të dhënave të para, viktimat e zjarrit ishin të gjithë punëtorë emigrantë, të cilët punonin dhe jetonin në depo.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.