Zjarr në një grataçelë në Londër, viktima dhe të plagosur

14.06.2017 10:25:50

Një zjarr i fuqishëm ka përfshitë Kullën “Grenfell” në “Latimer Road” në zonën perëndimore të Londrës. Zjarrfikësit flasin për një numër të papërcaktuar akoma viktimash nga kjo ngjarje e rëndë.

Të paktën 30 persona kanë mbetur të lënduar dhe shumë banorë të tjerë janë evakuuar. Sipas Soctland Yard”, ekziston rreziku që të ketë akoma njerëz të bllokuar në ndërtesë. Disa dëshmitarë kanë thënë se kanë dëgjuar thirrje për ndihmë që vinin nga brenda pallatit.

Të paktën 200 zjarfikës dhe 40 zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. “Në 29 vitet e punës time nuk kam parë një zjarr të tillë” thotë një zjarrfikës cituar nga “The Guardian”. BBC raporton se ndërtesa 24-katëshe rrezikon të shembet. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan e cilësoi një “incident të madh” Rreth orës 04:00 policia tha se: “Banorët vazhdojnë të evakuohen ngda ndërtesa”.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë drita, që mendohet të kenë qenë telefona celularë ose pishtarë të ndezur në krye të bllokut të banesave.