Zjarrfikësit luftë me flakët, shkrumbohet gjatë natës lokali në Lezhë

17.06.2019 08:56:14

Një restorant është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lezhës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të qytetit. Nuk raportohen persona të lënduar, por dëme te shumta materiale.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por paraprakisht dyshohet rrjedhja e bombolës. Lokali është në pronësi të shtetasit M. B, ndërsa punonjësit zjarrfikës arritën të neutralizonin vatrën e zjarrin që të mos përhapej në biznese dhe banesa përreth zonës.