Zyrtare, Hernanes është lojtar i Hebei China Fortune

09.02.2017 21:49:59

Pas dy sezone, 25 paraqitjesh, dy golave në kampionat dhe një titull në Serie A bashkë me një Coppa Italia, Hernanes i ka thënë lamtumirë Juventus-it duke zyrtarizuar aventurën e re te kinezët e Hebei China Fortune. Këtë lajm e ka zyrtarizuar vetëm klubi rekordmen italian nëpërmjet faqes zyrtare. “Juventus Football Club shpall marrëveshjen me kompaninë Hebei China Fortune Football Club për transferimin dhe të drejtat e regjistrimit të lotjarit Anderson Hernanes për shumën 8 milionë euro.”

Kjo shumë do të paguhet plotësisht 15 ditë pas largimit të lojtarit në këtë transferim ndërkombëtar. Vlera e blerjes mund të shkojë në 10 milionë euro nëse kondita të caktuara arrihen gjatë periudhës së kontratës. Ky operacion gjeneron një efekt pozitiv ekonomik rreth 2.2 milionë euro.” hernanes u transferua nga Inter te Juventus në vitin 2015 për 12 milionë euro. Lojtari i përfaqësueses braziliane tashmë do t’i bashkohet bashkëkombësve të shumtë që ndodhen në Kinë.