ZYRTARE: Shumë keq për Barcelonën, ja sa do të mungojë Pique

20.10.2016 14:42:26

Gerard Pique do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës gjatë fitores ndaj Manchester Cityt.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës gjatë fitores ndaj Manchester Cityt me rezultat 4:0 në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht besohej se reprezentuesi spanjoll do të mungojë rreth dhjetë ditë.

Por, ai nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për tri javët e ardhshme, ka njoftuar kampioni i La Ligës.

Pique do të mungojë në ndeshjet në ligë kundër Valencias, Granadas dhe Sevillas si dhe takimit të kthimit me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.