​ISIS merr përsipër sulmin që shkaktoi 70 të vdekur

24.11.2016 21:32:13

Organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) morri përsipër sulmin me kamion bombë kundër pelegrinëve shiitë ku humbën jetën 70 persona, sipas Qendrës Amerikane për Mbikëqyrjen e Rrjeteve Xhihadiste (SITE).

Në një komunikatë të SITE thuhej se “organizata ekstremiste sunite pohonte se një kamikaz kishte shpërthyer automjetin e tij në zemër të grupit të pelegrinëve, duke bërë më shumë se 200 të vdekur dhe plagosur, mes të cilëve edhe iranianë”.