​Italia mbyll disko-klubet deri më 7 shtator

17.08.2020 19:58:10

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 320 raste të reja me koronavirus ose 159 më pak se një ditë më parë, por edhe numri i testeve ishte më i ulët.

Numri i viktimave ka qenë i njëjtë për disa ditë tani – katër persona. Që nga fillimi i pandemisë, 254.235 njerëz janë infektuar dhe 35.400 kanë vdekur.

Numri i të shtruarve në spital është rritur, 23 më shumë sesa dje. 13.999 persona janë në izolim në shtëpi ose 109 më shumë se dje.

Gjithsej 14.867 persona janë pozitivë.

Lombardia ka më së shumti pacientë në njësitë e kujdesit intensiv (14), dhe Lazio ka numrin më të madh të shtruar në spital (212).

Disko-klubet në ambient të hapur dhe të gjitha sallat e vallëzimit janë mbyllur deri më 7 shtator.