​Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

13.01.2017 17:44:24

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur takimin e njëzet e dytë, në të cilin ka shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend.

Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë.