Të jetosh në vendin më të ftohtë në botë, ku temperatura bie në minus 70 gradë! (Video)

13.01.2017 17:59:37

Ngjyra në stilolaps ngrihet, syzet ngjiten për fytyre, e veturat nuk bën të ndalen… kjo është përditshmëria në vendin më të ftohtë bë botë.

Me temperaturën mesatare në janar prej -50 gradë Celsius dhe rekordin prej -71.2, Ojmjakoni vendi më i ftohtë i banuar në botë. Fshati me 500 banorë gjendet në Siberi, kryeqyteti i të cilit është Jakutski (qyteti më i ftohtë në botë), transmeton Telegrafi.

Fotografi Amos Chapple ka vizituar këto dy vise.

“Pështyma më ngrihej në gojë në gjilpëra të vogla që më thernin buzët”, thotë ai për Omjakonin që çuditërisht do të thotë “uji që nuk ngrihet”.

Teksa në Evropë acari merr jetë, këtu banorët janë mësuar me këto temperatura.

Në këtë vend nuk ka banjë moderne, sepse pak gjëra durojnë këto temperatura. Këtu madje as bateritë nuk punojnë. Ndërkaq, edhe nevoja fiziologjike është problem pasi toka është aq e fortë sa nuk mund të hapet kanalizimi.

Shtëpitë ngrohen me dru dhe thëngjill, e nëse ndalet zjarri gypat ngrihen dhe pëlcasin për pesë orë.

Për më shumë, shikojini videot. /Telegrafi/