1.8 milion britanez kundër vizitës së Trumpit në Britani

06.02.2017 16:06:54
Një peticion online është bërë për ndalimin e Donald Trump të bëjë një vizitë shtetërore në Britani. Peticioni gjer më tani është nënshkruar nga 1.8 milionë njerëz, rreth katër herë më shumë se viti i kaluar, transmeton lajmi.net
Mirëpo ky peticion nuk do të tërheqë veprimet e qeverisë për ta ftuar Trumpin në Britani, por qeveria është e detyruar të marrë masa specifike nëse peticionet kalojnë pragjet e paracaktuara. Për këtë arsye është vendosur ora parlamentare më 20 shkurt,  për të marrë parasysh këtë peticion.

Qeveria ka promovuar përdorimin e peticioneve, si një mjet për të nxitur angazhimin politik edhe pse ato nganjëherë mund të jenë të mundimshëm.

Vetëm disa peticione arrijnë të bëjnë ndryshime. Nga 26, 249 deri tani vetëm 371 kanë arritur të kenë përgjigje zyrtare pozitive, ndërsa 47 të tjerë thjeshtë janë debatuar në parlament.

Ndërsa 17.120 janë larguar tërësisht për arsye të ndryshme, shpeshherë për shkak të temave që i kishin e të cilat ishin jashtë kompetencave të qeverisë britaneze.