Banoret e Dumnicës së  Epërme të komunës së Podujevës, shprehin pakënaqësinë e...

Banoret e Dumnicës së  Epërme të komunës së Podujevës, shprehin pakënaqësinë e tyre që shumë toka ua kanë mbëtë “zonë e minuar”

27.09.2017 21:15:29

Edhe pse kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, zona të shumta ne Kosove janë te minuara. Ne fshatin Dumnice e Epërme ne vijën kufitare Kosovë-Serbi, banoret thonë se tash e 18 vjet nuk  po mund te shfrytëzojnë pronat e tyre sepse nga FSK-ja janë vendosur mbishkrimet “zonë e minuar” , ata thonë se janë ankuar në të gjitha instancat, por asgjë konkrete nuk është bërë  deri tash.

Zona te minuara në këtë qytet nuk ka vetëm në këtë fshat. Gjatë punimeve në zgjerimin e shtratit të lumit Llap ne Lupç të Podujevës janë gjetur 4 mina të luftës së dyte botërore.

Ibrahim Shala është drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

“Në lokacionin e Dumnicës së  Epërme të komunës së Podujevës, nuk kanë punuar njësitë e çminimit të FSK-së sepse ka pasur zona shumë më me prioritet.  Nga java e ardhshme kjo zonë është futë në prioritet dhe do fillojë çminimi. Aktivitetin e çminimit do ta kryej një organizatë joqeveritare ndërkombëtare e specializuar që quhet HALO TRUST”, tha ai.