Besnik Tahiri, pjesë e ekipit që ndihmon Jordaninë në procesin e decentralizimit

Besnik Tahiri, pjesë e ekipit që ndihmon Jordaninë në procesin e decentralizimit

27.09.2017 21:29:29

 Në projektin e Qeverisë amerikane për zbatimin e decentralizimit në Jordani, është angazhuar edhe anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri.

Sipas një njoftimi që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ai do të jetë pjesë e ekipi ndërkombëtar, të mbështetur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

“Se bashku me Lamar Cravens nga SHBA dhe Fadi Riachi nga Libani, për dy jave do të punojmë së bashku të ndërtojmë që nga fillimi njësinë këshillëdhënëse për zotim të suksesshëm të decentralizimit në qeverinë jordaneze. Që në ditën e parë ishte kënaqësi të jem pjesë në një ekip dhe mision kaq të rëndësishëm të mbështetur nga programet e departamentit të shtetit amerikan”, ka shkruar ai.