11 mijë mësues pezullohen në Turqi

09.09.2016 10:33:25

Më shumë se 11 mijë mësues në Turqi janë pezulluar nga puna, pasi dyshohet se ata kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ky veprim u mor një javë para nisjes së shkollës në Turqi.

Kryeministri Binali Yildirim deklaroi se 14 mijë mësues kanë lidhje me aktivitete kriminale. Turqia i konsideron anëtarët e PKK-së si terroristë.

Sipas rezultateve të hetimit, që u zhvilluan nga kabineti i prefektëve në mbarë Turqinë, pritet që numri i arsimtarëve të pezulluar të arrijë 14 mijë. Mijëra arsimtarë janë spastruar pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik.