Rodrigo Duterte ka deklaruar se ” tre në pesë amerikanë, jan idiotë”, shkruan “The Independent”.
Udhëheqësi i njohur ndryshe si “Ndëshkuesi” i bëri komentet në fjalë, pasi liderët ndërkombëtarë dënuan deklaratat e tij se kur ishte kryetar bashkie “vinte rrotull qytetit dhe vriste njerëz”.
“Problemi me këta njerëz – tha Duterte të enjten- më këta kokëboshë është se 3 në 5 amerikane janë idiotë dhe vetëm dy e kanë mendjen në rregull” .
SHBA ka kërcënuar se të anulojë një paketë të madhe ndihmash në këtë vend për shkak të shqetësimeve në lidhje me vrasjet e jashtëligjshme në luftën e liderit kundër drogave, e cila ka lënë të paktën 6.000 të vdekur.