Ja kush është politikani më i preferuar tek të rinjtë

24.12.2016 13:21:12

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kryer një hulumtim të opinionit publik në mesin e votuesve të rinj nga mosha 17 deri 21 vjeçare.

Hulumtimi është zhvilluar nga data 26 nëntor deri më 9 dhjetor, si dhe ka përfshirë 1,200 respodentë, prej tyre 50.3 për qind vajza dhe 49.7 për qind djem.

Sondazhi ka nxjerr edhe politikanët më të preferuar të kësaj moshe.

Në pyetjen se ‘cili nga figurat politike në Kosovë është model për ju”, 23.5 për qind kanë thënë se asnjë nuk e kanë model.

13.7 për qind kanë thënë Albin Kurtin, ish kreun e VV-së. 10.5 për qind kanë thënë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

7.2 për qind kryetarin e PDK-së Kadri Veselin. 5.4 për qind Ramush Hardinajn, 4.7 për qind Vjosa Osmanin, po ashtu 4.7 Behgjet Pacollin. Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka marr vetëm 4.6 për qind.

Kryeministri i Kosovës dhe i pari i LDK-së është pothuajse në fund të listës si i preferuari i të rinjve. Mustafa 3.8 për qind. Njëjtë me Mustafën edhe Mimoza Kusari renditet. E para e Gjakovës, që është duke provuar të themelojë parti qe disa kohë, gëzon mbështetjen e të rinjve vetëm 3.8 për qind.

13.3 për qind të të intervistuarve kanë thënë se kanë dike tjetër të preferuar. Ndërsa 4.1 për qind kanë thënë që nuk e dinë, e 1.7 për qind kanë refuzuar.

Po ashtu ky sondazh ka përfaqësuar shpërndarjen e popullatës në bazë të etnisë dhe vendbanimit.  71.9 për qind e të anketuarave janë shqiptarë, 16.7 për qind serbë dhe 11.4 për qind të tjerë, ndërsa 52.7 për qind në zonat rurale dhe 47.3 për qind në zonat urbane. Marzha e gabimit është +- 2.74 për qind./Lajmi.net/