11 prej të infektuarve janë nga Topanica, një nga Prishtina dhe një nga Gjakova

01.04.2020 19:30:33

Edhe 13 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus në Kosovë duke çuar kështu në 125 numrin e të infektuarve.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

IKSHPK po ashtu njofton se edhe katër persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, duke çuar kështu në 10 numrin e të shëruarve, përcjell lajmi.net.

“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”.