Shtohen rastet me të infektuar nga koronavirusi në Kosovë, bilanci total arrin në 125

01.04.2020 19:51:38

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar për 13 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 125.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të ciëlve në Topancë, 1 në Prishtinë dhe 1 në Gjakovë”, -thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Po ashtu, autoritetet njoftuan edhe shërimin e katër personave të prekur me Covid-19.