118 aksidente dhe 1130 tiketa të shqiptuara për 24 orë

30.07.2016 14:25:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1130 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe sipas policisë kanë ndodhur 118 aksidente, prej tyre 38 me të lënduar dhe 80 pa të lënduar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 25 persona dhe 17 janë në mbajtje.