13 viktima nga përmbytja e anijes në Tajlandë 

18.09.2016 16:43:00
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën sot, kur një anije me më shumë se 100 pasagjerë u përmbys në një lumë në veri të Bangkok.

Më shumë se 30 persona janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve, por ka edhe persona të zhduku, mirëpo numri i tyre është ende i panjohur.

Siç është raportuar nga AP, aksidenti ka ndodhur për shkak të përplasjes, edhe pse ende nuk është e qartë se me çfarë u godit anija, transmeton lajmi.net.

Ndërsa mediat kineze njoftuan se anija kishte kapacitet për 50 pasagjerë dhe u përmbys për shkak të mbingarkesë dhe të rrymave të forta të lumë.

Në mesin e viktimave nuk ka shtetas të huaj, ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për të zhdukurit