Priten të realizohen shumë projekte të arsimit shqip në Mal të Zi

18.09.2016 16:38:02

Drejtori i Drejtorisë për Arsimin Shqip në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj, ka thënë se drejtorati që ai udhëheq i ka planet dhe qëllimet të cilat synon t’i arrijë.

Dukaj, në një bisedë për TV Teuta, tha se ka shumë projekte dhe shumë punë për të bërë, ndërsa njëri nga projektet që planifikon të realizojë gjatë këtij viti shkollor është hapja e shkollës së muzikës në Tuz.

Çështje tjera të rëndësishme, sipas tij, janë vazhdimi i projekteve të filluara, si intervenimi në tekstet shkollore dhe ndryshimi i emrave të disa shkollave, me emra sipas dëshirës dhe vullnetit të vendësve.

“Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm është të kemi një katedër gjuhe, pra një fakultet në kuadër të Universitetit të Malit të Zi, sepse ka ardhur koha që shqiptarët në Mal të Zi të kenë një degë të studimeve të larta”, tha Dukaj.