Hoxhaj vizitë zyrtare në Itali: Në pak muaj do të organizojmë forumin ekonomik ndërmjet shteteve tona

29.08.2016 18:54:50

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali, ku ka takuar homologun e tij Paolo Gentiloni.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për pak muaj Kosova dhe Italia do ta organizojnë një forumë ekonomik për të prezantuar Kosovën para investitorëve italianë, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

Sot nisa vizitën zyrtare në Romë ku pata një takim shumë miqësor dhe përmbajtësor me homologun tim, Paolo Gentiloni. Diskutuam për shumë çështje me interes të përbashkët që do të zhvillohen në frymën e hapjes së një kapitulli të ri të marrdhënieve ekonomike dhe politike me Italinë. Në pak muaj do të organizojmë forumin ekonomik ndërmjet shteteve tona në Itali, një mundësi për të prezantuar Kosovën para investitorëve italianë. Edhe më tej, Italia mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës në proceset eurointegruese e veçmas liberalizimin e vizave. EH