Norvegji: mbi 300 drerë i vret rrufeja

29.08.2016 18:53:53

Më tepër se 300 drerë të egër janë vrarë nga rrufeja në Norvegjinë qendrore në atë që autoritetet zyrtare e kanë cilësuar si një masakër e madhe dhe e pazakontë natyrore.

drere1

Agjencia norvegjeze e mjedisit ka publikuar imazhe të frikshme që tregojnë kufomat e drerëve të shpërndara nëpër një zonë të vogël në pllajën malore të Hardangervidda. Sipas agjencisë, 323 drerë u vranë nga rrufeja, nga të cilët 70 ishin këlyshë.

drere2

Fatkeqësia natyrore besohet të ketë ndodhur gjatë një stuhie të fuqishme të premten.