2 viktima nga sulmi në tren

14.08.2016 17:41:11

Një grua 34-vjeçare, e cila u plagos gjatë sulmit me thikë në një tren në Zvicër, ka ndërruar jetë në spital, raporton BBC. Sulmuesi, një burrë 27-vjeçar zviceran, ka vdekur gjithashtu.

Pesë persona të tjerë janë lënduar nga zjarri dhe sulmi me thikë.

Dy prej tyre përfshirë edhe një fëmijë gjashtëvjeçar, janë në gjendje të rëndë.

Policia ka thënë se ende nuk ka informacione nëse sulmi ka ndodhur për motive politike apo terroriste.